📚 “Sportistët shqiptarë në Amerikë (1905–1945)” nga Ilir Dojka & Erjonilda Nanaj

Nga maratonisti legjendar Anastas Sturgji, te “Shqiptari i Hekurt” Petro Sturgji, kampionët e boksit Muharem Myrto e Rafael Dishnica, deri te pionierët e basketbollit në Shqipëri – ky libër rrëfen histori krenarie, guximi dhe identiteti kombëtar që u mbajt lart përmes sportit në diasporë.

Ky libër sjell një panoramë të dokumentuar mbi kontributin e sportistëve shqiptarë në diasporë gjatë viteve 1905–1945. Duke analizuar rolin e figurave të shquara në atletikë, basketboll, boks, mundje, bejzboll dhe not, autorët ofrojnë një qasje të re mbi zhvillimin e sportit shqiptar në dimensionin ndërkombëtar

Çdo faqe është një dëshmi e fuqisë së shpirtit shqiptar në arenat sportive të botës.

📌 Botuar me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Shkencave Sportive – ASSA

👉 Shumë shpejt online dhe në libraritë pranë jush!
#LibërRi #SportistëtShqiptarë #Histori #Krenari #ASSA