Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive ka përfunduar me sukses seminaret teorike dhe praktike si pjesë e projektit “Trainers 0.1 Beta Project” në 12- 13 dhe 19- 20 dhjetor 2020, në Tiranë, Shqipëri. Modulet e përfshira në trajnim ishin “IO5 Basketball coach-training course program”, “IO6 Complementary Training” dhe “IO1 Dual career for young athletes”. 

Presidenti I ASSA Z. Florian Muca realizojë hapjen e ceremonisë së seminarit ku dhe prezantojë një numër të konsiderueshëm lektorësh profesionistë. Lektorët të pranishëm në seminare prezantuan tema të vlefshme për të ardhmen e të rinjve në botën e sportit të basketbollit. Gjithashtu të ftuar ishin dhe figura të shquara të sportit shqiptarë sidomos në disiplinën e basketbollit. Pjesëmarrësit ishin sportistë të rinj (basketbollistë) por jo vetëm, të moshës 16-18 vjec. 

Suksesi i këtij projekti hap rrugën për bashkëpunime dhe projekte të tjera të mëtejshme.

Objektivi i përgjithshëm i projektit Trainer 1.0 BETA është të promovojë një sjellje pozitive mes sportistëve të rinj, duke rritur ndërgjegjësimin lidhur me nevojën për përgatitjen e një “strategjie dalje” pas përfundimit të karrierës sportive dhe duke ofruar një mundësi për të rinjtë sportistët të kenë një profil novator profesional tashmë në fillim të karrierës së tyre sportive. Modeli bazohet në një program trajnimi që synon sportistë të rinj, studentë të moshës 14-18 vjeç,