Mire se vini te Albanian Sports Science Association (ASSA)

ASSA u krijua nga puna e suksesshme dhe inovative e studentëve Shqiptarë të shkencave sportive, e themeluar në vitin 2012 dhe regjistruar si një shoqatë në Republikën e Shqipërisë me vendndodhje në Tiranë. ASSA u krijua me qëllim sigurimin e informacionit shkencor në krijimin e bazave të të dhënave në sport, edukim fizik, aktivitet fizik dhe shëndet. Ekipi ASSA ofron mundësi trajnerëve që nëpërmjet bazës së të dhënave të planifikojnë në mënyrë efektive programet stërvitore, si dhe mësuesit e edukimit fizik të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies gjatë orës së tyre mësimore. ASSA beson se informacioni shkencor i ofruar do të përmirësojë një jetesë të shëndetshme aktive në të gjitha grupmoshat.

Vizioni

Vizioni i ASSA është të bëhet një institucion kërkimor lider në Shqipëri dhe Europën Juglindore që i shërben cilësisë së lartë kërkimore në sport, edukimi fizik dhe aktivitet fizik dhe shëndet.

Misioni
  • Kryerja e aktiviteteve kërkimore shkencore në sport, dhe promovimi i aktivitetit fizik në të gjitha grupmoshat, përmes edukimit dhe trajnimit.
  • Standartizimi i referencave të parametrave biomotorike në sport dhe edukim fizik nëpërmjet databazës së të dhënave.
  • Analiza erezultateve kryesore shëndetësore përmes aktivitetit fizik, duke prekur popullsinë në të gjithë Shqipërinë.
Vlerat Tona
  • Ne jemi krijues dhe të hapur për ide dhe mundësi të reja në kërkimin shkencor 
  • Ne jemi të besueshëm në ofrimin e shërbimit për zhvillimin e performancës sportive 
  • Të gatshëm të krijojmë vlera dhe të pranojmë përgjegjësi për aktivitetet tona kërkimore.
  • Udhëhiqemi nga puna në grup dhe respektimi i ideve individuale