LOJËRA SPORTIVE POPULLORE

LOJËRA TË SHKATHTËSISË DHE DJATHTËSISË

LIRO-SHTRËNGO

Disa lojëtarë, djem dhe vajza, vendosen në rreth, ulur përtokë, me këmbë të zgjatura përpara, gjysëm të përkulur ose në këmbë, dhe mbajnë një litar që përshkron gjithë rrethin dhe që, me rrotullim të duarve, do të kalojnë  në një drejtim, majtas ose djathtas.

Ndërsa vazhdon të rrotullohet litari, njëri nga lojëtarët I cili qëndron në qëndër të rrethit me një torkë* në dorë jep komandën “shtrëngo” ose “liro”. Në këtë rast lojtarët e rrethit duhet të kenë kujdes që me komandën “shtrëngo” të bëjnë të kundërtën, domethënë ta lenë brezin të lirë, ndërsa me komandën  “liro” ta shtrëngojnë në mënyrë që ai të mos mund të rrotullohet. Ai që vepron ndryshe, si dënim merr një goditje me torkë* në pëllëmbë të dorës, të cilën ja jep lojëtari I qëndrës. Porsa të kryhet ky veprim, rrotullimi I litarit do të vazhdojë përsëri, gjersa lojtari i qëndës ta shohë të arsyeshme.

Shënim:

*Torkë kuptojmë një shami a peshqir, që e lidhin nyjë nga njëra anë dhe që e përdorin për të goditur me të në një lojë fëmijësh; lojë me shami, që e vendosin në fund të një shkopi të ngulur në tokë, të cilin e mbron me një brez njëri nga lojtarët për të mos e marrë lojtarët e tjerë. Lojë me torkë. E goditi me torkë.

Referenca: Shuteriqi. S (1980),  Lojëra Sportive Popullore, I, Faqe 3.