Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive – ASSA, në bashkëpunim me Qendrën Sportive SMART, prezanton botimin e librin “Luaj – Mëso – Trashëgo: Përmbledhje lojërash popullore dhe lëvizore” 📖.

Ky libër ofron një koleksion lojërash të traditës shqiptare, të ndara në katër kapituj kryesorë:
Lojëra në të gjithë fushën – për aktivitete dinamike dhe hapësira të gjera.
🏃 Lojëra në gjysmëfushë – për grupe më të vogla.
🔄 Lojëra në formë rrethi/katrori – për ndërveprim dhe koordinim.
💪 Lojëra me karakter force – për zhvillimin e forcës dhe bashkëpunimit.

Ky botim u realizua në kuadër të projektit EU4Youth – European Week of Sport Beyond Borders in the Western Balkans, financuar nga Komisioni Evropian dhe mbështetur nga CREED per botimin e saj (botimi i dyte)🌍. Falë kësaj mbështetjeje, libri vjen si një material i përmirësuar dhe i pasuruar, për të ndihmuar mësuesit, edukatorët dhe prindërit në ruajtjen dhe transmetimin e traditave tona.

Na kontaktoni ne DM per cdo informacion dhe porosi!

👉 Një libër që sjell traditën më pranë brezave të rinj: LUAJ – MËSO – TRASHËGO! 🎉