START Project

Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive (ASSA) ka verejtur se ka nje mungese te theksuar te matjeve te sportisteve dhe te dhenave per cdo sport ne Shqiperi. Per arsye te mungeses te nje evidence apo edhe te dhenave te ndryshme, nuk mund te realizohet as edhe nje analize apo studim per sportin Shqiptar. Ne keto vite ASSA ka vleresuar dhe ka ndermarre nje nisme per te mbledhur te dhena per aftesite e pergjithshme dhe specifike te sportisteve. Specialistet e ASSA, kane perpiluar nje set matjesh per matjen e parametrave te fitnesit dhe matje antropometrike te sportisteve te ndryshem. Nisma e re eshte nje projekt pilot, e quajtur “START” e cila do sherbej per kryer analiza dhe te dhena per sportin shqiptar. Keto te dhena do te shprendahen ne ekipet dhe federatat perkatese. Të dhenat e sportisteve do të jenë pjesë e një studimi të gjatë shumë-vjeçar të drejtuar nga “ASSA” dhe Federatat perkatese duke synuar bashkëpunim dhe partneritet me Komitetin Olimpik Kombetar Shqipetar (KOKSH) si edhe me partnere te tjere. ASSA do të drejtojë këtë projekt-pilot si pjesë e studimeve dhe kerkimeve ne fushen e sportit. Studimi i gjatë shumë-vjeçar lejon “ASSA” dhe Federatat perkatese të mbledhin të dhëna për një gamë të gjërë të sportisteve të disiplinave te ndryshme sportive dhe për të ndihmuar në krijimin e normave të fitnesit dhe profileve të sportisteve.

image