Venue: East Park, Date 2-3.3.2024 14; 00

UN4Uth
Qellimi i ketij projekti është për të rritur ndërveprimin social, tolerancën, luftimin e gjuhës së urrejtjes midis klubeve të tifozëve (Tirana, Partizani dhe me gjere) të të rinjve (16- 26 yrs) përmes rritjes së ndërgjegjësimit, promovimit të diversitetit, përfshirjes dhe ekuilibrit gjinor në sport, angazhimit me komunitetet e tyre të tifozëve dhe duke shpërndarë përvojat e tyre pozitive.Ky aktivitet organizohet në kuadër të iniciativës rajonale të Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për gjithëpërfshirje, barazi dhe besim”, e cila zbatohet në Shqipëri, Kosovë*, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen financiare të Fondit për Paqen #UNPeacebuildingFund të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në Shqipëri, kjo iniciativë zbatohet nga #UNDPAlbania dhe #UNFPAAlbania.