Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive kishte mundësinë të bashkëpunonte me Olimpiku Special Shqiptar, UNDP dhe Bashkinë e Elbasanit për zhvillimin e një aktiviteti në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi të kufizuar me moton “Sporti si gjenerator i shëndetit dhe mirëqënies fizike për personat me aftësi të kufizuar intelektuale”. 

ASSA ofroi për fëmijët me aftësi të kufizuar dy testime fizike “Timed Stand Test- Sit and Stand with No Assistance” dhe “Single Leg Stance with Eyes Open” pjesë e protokollit të matjeve bazuar në protokollin Europian “FUNFitness” për sportistët e Olimpikun Special. Aktiviteti u zhvilluan në qytetin e Elbasanit në të cilën morën pjesë fëmijë me aftësi të kufizuar të moshës 9-15 vjec. Në këtë aktivitet stafi i ASSA jo vetëm që realizojë testimet për fëmijët por pati mundësinë dhe për të promovuar aktivitetet dhe projektet e fundit të tyre. Qëllimi i veprimtarisë së ASSA në këtë aktivitet ishte informimi i nivelit aktual të forcës dhe ekulibrit te kjo kategori fëmijësh.