Dukë qënë gjithnjë të zënë me punë, dashur pa dashur abuzojmë më mirëqënien tonë mendore. Shpesh e gjejmë veten duke u shqetësuar për probleme familjare në punë, apo duke u marrë me problemet punës në shtëpi. Një skenë e tillë përsëritet çdo ditë derisa humbim fillin, ku fillon familja, e ku mbaron puna… Gjithë kjo mbingarkesë përkthehet në tension të shtuar mendor, i cili mund të rezultojë edhe në probleme fizike e psikoloogjike. Ky tension e kjo mbingarkesë e vazhdueshme quhet stres. Stresi është një  gjëndje sa psikologjike ku çdo sferë e jetës, përjetohet njëkohësisht derisa mbingarkohemi edhe emocionalisht. Por si mund të menaxhojmë stresin?

Duhet të tregoheni realistë. Në ditët e sotme nuk mund të zhdukni stresin, por mund t’a menaxhoni atë.  Një menaxhim i mirë i stresit do të kontribuonte në një shëndet mendor më të balancuar. Njësoj duke u liruar nga emocionet negative do të gjeni kohë pët t’u marrë me çështje që vërtet kanë rëndësi. Fillimisht përpiquni të merrni sado pak kohë pushim, dhe të mos mendoni për problemet që nuk janë në dorën tuaj për t’u zgjidhur, si për shembull problemet politike, apo problemet e dikujt tjetër. Përpiquni të largoni vëmëndjen nga to, të fokusoheni tek dëshirat dhe nevojat tuaja të momentit, në mënyrë që “çliroheni” psikologjikisht.

Fokusoni vëmëndjen tek diçka kreative. Menaxhimi i stresit ka të bëjë shumë me kalimin e vëmëndjes nga një problem në një tjetër. Për shembull, kur vini në shtëpi nga puna provoni të zgjidhni një lojë formuese me të afërmit tuaj. Në këtë mënyrë truri juaj mbetet i zënë duke zgjidhur probleme, por problemi i gjetjes së pjesëzave formuese është më i lehtë, se një problem pune, dhe dërgon sinjale zbavitëse në tru. Një tjetër përfitim pozitiv i kësaj situate është edhe koha e bukur që i dedikoni familjes dhe familjarëve. Njësoj do të vlente koha juaj edhe nëse fokusoheni tek muzika dhe piktura apo forma të tjera të artit.

Drejtohuni nga natyra. Edhe nëse është fjala për të kryer aktivitet fizik, për t’u ushqyer apo për të gjetur qetësi mendore, drejtimi në natyrë është zgjidhja më e mirë. Nje ecje në në natyrë, e shkurtër apo e gjatë i mundëson trurit dhe organizmit furnizim me oksigjen të pastër. Kjo më vonë përkthehet në ulje të presionit të gjakut në tru dhe në normalizimin e ritmit të zemrës. Çlirimi i homoneve të dopaminës dhe seratonit (hormonet e lumturisë) kontribuojnë në gjëndjen e paqtë mendore dhe në lumturinë tuaj.

Mësoni të doni trupin tuaj. Fakti që po përpiqeni të ndryshoni stilin e jetesës nuk do të thotë që stili juaj është negativ. Çdo përmirësim është pozitiv qoftë në mënyrën e të ushqyerit, të aktivitetit fizik apo mënyrës si e trajtoni veten tuaj dhe gjendjen tuaj psikologjike.