Në kuader të kampionatit kombëtar “Bodybuilding dhe Fitness 2019” u bë vlerësimi i parametrave antropometrike dhe Shëndetësore nga ekipi laboratorik i Shoqatës Shqiptare të Shkencave Sportive. 55 sportistë të fitnesit dhe bodybuilding morën pjësë në procesin e matjeve  dhe vlerësimit të parametrave antropometrik si lartësia trupore, pesha trupore, perimetri i qafës, shpatullave, krahëve, belit, kofshës etj. Këto të dhëna janë pjesë e studimit vijues të Projektit Body Fit 2017-2021. Qëllimi i matjeve është evidentimi dhe krahasimi i parametrave trupore të sportistëve të cilët janë elementët e parë në nevojën e modifikimit e rutinës ushtruese për një performancë më të mirë. Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive ka një bashkëpunim disa vjecar me Federatën Shqiptare Body-Building dhe Fitness në lidhje me vlerësimin dhe matjet e parametrave antropometrike, fizike dhe shëndetësore.