Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare të Ushtrimeve Sportive dhe Shëndeti 2017. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin profesorë të huaj dhe vendas të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore dhe studentë të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Fokusi i kësaj konferencë ishte prezantimi i kërkimeve shkencore të cilat sjellin risi në fushën e ushtrimeve sportive dhe shëndetit. Si konferencë e parë e zhvilluar nga ASSA pati nje sukses të madh si në numrin e pjesëmarrësve ashtu dhe në cilësinë e punimeve shkencore.